Gjirokastër, gjendet i varur me litar një person në ‘Manalat’
November 1, 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mbrëmjen e kaluar. Policia thotë se në katin e parë të banesës, dyshohet se është vetvarur me litar shtetasi Muharrem Shehu, 70 vjeç, banues në lagjen “Manalat i dytë”.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.