Gjirokastër, gjendet i vdekur një shtetas italian
January 26, 2019
Nje shtetas italian gjendet pa jete në lagjen ‘Manalat’ te Gjirokastres. Ialiani i gjetur i vdekur eshte identifikuar si shtetasi Faustro Franko Bistri. Ai rezulton te kete qene i pajisur me leje qendrimi ne Shqiperi, Gjirokaster.
Nuk ka ende detaje te tjera lidhur me cfare ka ndodhur dhe shkakun e vdekjes, ndonese dyshimet e para pas keqyrjes se trupit, flasin per nje vdekje per shkaqe natyrale.
Italiani eshte rreth 74 vjeç dhe bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare, M.B, rreth 40 vjeç. Shtetasi italian me profesion ka qene karabinier.
Policia e Gjirokastrës s’ka dhënë ende detaje për ngjarjen.