Gjirokastër, Gjykata e Apelit lë të lirë mësuesin e akuzuar për pedofili
June 26, 2018

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për mësuesin nga Tepelena që dyshohet për ngacmim seksual të nxënëses 11-vjeçare. Myzo Dida do të vazhdojë të jetë me masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i është pezulluar e drejta e ushtrimit të profesionit për dy vjet. 63-vjeçari, mësues në shkollën e fshatit Luftinjë, është akuzuar nga prindërit e nxënëses së mitur. Kjo e fundit ka treguar në shtëpi për ngacmimet seksuale që i bënte mësuesi i saj. Prindërit e vajzës kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.