Gjirokastër, hajdutët donin të vidhnin shtëpinë e gjyqtarit, arrestohen nga policia
February 2, 2019
Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi janë kapur duke tentuar të vidhnin banesën e një gjyqtari në Gjirokastër. Mësohet se 3 të arrestuarit janë Laurenc Driza, Ilirjan Skënderi, Arbër Kordeci të cilën janë arrestuar orët e vona të mbrëmjes së të premtes. Ndërkohë emri i gjyqtarit që iu tentua vjedhja e banesës është Tomorr Shkreli.
Mësohet se grabitësit janë nga Lushnja, Kavaja dhe Tirana dhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të grabisin banesën e gjyqtarit të Gjykates se Apelit ne Gjirokastër Tomorr Skreli. Mësohet se autorëve u janë gjetur leva dhe kaçavida,gjatë kontrolleve në banesat e tyre të cilat janë sekuestruar nga policia.