Gjirokastër, humb jetën punonjësi i OSHEE-së
January 14, 2016
Një punonjës i OSHEE-së ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Viktima është një 62-vjeçar nga Tepelana. Ai ka qenë duke punuar në lagjen “Cfakë” të Gjirokastrës, për shtrimin e një linje të tensionit të lartë.
Nga të dhënat e para thuhet se ai është goditur nga energjia elektrike. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.