Gjirokastër, i moshuari kallëzon në polici për dhunë të birin

Një i moshuar nga Gjirokastra ka denoncuar në polici djalin e tij për dhunë psikologjike.

Policia ndërkohë ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes.

Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë.

Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin RR.Q, vjeç 78, pasi dyshohet se djali R.Q, vjeç 48, në banesën e babait, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.