Gjirokastër, i riu nga Shtëpëzi plagoset rëndë me lëndë plasëse (Emri)
February 25, 2019
Një ngjarje e rëndë eshtë shënuar në Gjrokastër. Eshte plagosur rëndë pas shpërthtimit të një sasie lënde plaseëse një 27 vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtëpëz. 27- vjeçari është nisur drejt Tiranës. Nga shpërthimi është plagosur Vitjon Lluka, i cili ndodhet në gjendje të rëndë thonë burimet policore. Ai ka qenë duke ruajtur bagëtinë kur eksplozivi i ka shpërthyer.
Ja edhe njoftimi I policisë
“Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.