Gjirokastër, i vihet tritol një shtëpie në Shtëpëz, policia rrethon zonën
November 20, 2019

Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër. Policia ka dhënë një njoftim paraprak për ngjarjen, nga e cila deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.