Gjirokastër, ka makarona të skaduara, por ka edhe pula. Zbulohet një pikë e paligjshme në fshatin Andon Poçi
September 8, 2018
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës, bashkë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit kanë bllokuar një pikë të paligjshme të prodhimit dhe tregtimit të pulave në fshatin Andon Poçi të Gjirokastrës.
Për këtë rast, është kallëzuar në Prokurori shtetasi Z.G, 59 vjeç, banues në Andon Poçi. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”. Dyshohet se pulat ishin të skaduara. Në njoftimin për media të policisë nuk bëhet me dije sasia e bllokuar e pulave. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.