Gjirokastër, kandidatët e PS përballë gazetarëve (VIDEO)
May 6, 2017
Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër kanë zhvilluar sot një takim me gazetarët e mediave lokale. Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi, Laert Duraj, Artemisa Dralo, Matilda Çela dhe Elvira Pasho, kanë prezantuar njëri-tjetrin dhe i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve lidhur me angazhimin e tyre të ri. Takimi ishte zgjedhur të zhvillohej në ambient të hapur. Veç roll up-it me sloganin e PS-së, “Për Shqipërinë që duam”, një detaj tjetër që binte në sy ishte tavolina dhe karriget e përzgjedhura, që jo rastësisht ishin ngjyrë vjollcë.
/ArgjiroLajm.net/