Gjirokastër, kapet me kanabis në makinë një 46-vjeçar
November 26, 2017

Një 46-vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia, pasi në automjetin e tij tip ‘Ford Focus’ iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Përmes një njoftimi për mediat, policia sqaron se ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 18:30 në lagjën ‘Zinxhira’.
I ndaluari është shtetasi L.B. Policia thotë se 46-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, ndërsa sasia e kanabisit që iu gjet në makinë nuk bëhet me dije. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.
©ArgjiroLajm.net