Gjirokastër, Kumbaro tenton të këndojë labçe, por drejtorat ia thonë më shumë (VIDEO)
December 28, 2017
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër ka organizuar sot një drekë festive me rastin e festave të fundvitit.
Por veç nëpunësve të këtij institucioni, e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht deputete e qarkut Gjirokastër.
Kumbaro ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një video teksa po këndojnë këngë polifonike dy drejtorë të këtij institucioni. Është fjala për Alber Kasin, kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Shkëlqim Guçe, drejtori i Parkut Arkeologjik Antigone-Adrianopol.