Gjirokastër, lahen monumentet e gurta, projekt për mirëmbajtjen e zonës muzeale
Në Gjirokastër ka nisur puna në terren për pastrimin e mureve të gurta të monumenteve të kulturës në zonën muzeale. Pjesës më të madhe të fasadave të godinave të gurta në pazarin karakteristik të Gjirokastrës, u është larguar myshku dhe ndotja e krijuar nga agjentët e ndryshëm atmosferikë.
Specialistët, për pastrimin e fasadave po përdorin mënyra specifike për mosdëmtimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që pastrimi i mureve të gurta është faza e parë e projektit që pritet të finalizohet me realizimin e ndriçimit të monumenteve kryesore në zonën karakteristike të qytetit të gurtë.
“Po përpiqemi për rivitalizimin e trashëgimisë dhe arkitekturës që ka qyteti i Gjirokastrës. Do ti kthejmë në identitet duke u hequr pluhurin e kohës, ndërsa faza e dytë do të jetë kthimi I pjeës muzeale dhe historike në pedonale”, u shpreh Flamur Bime, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.
Pastrimi i fasadave të gurta ndikon në mirëmbajtjen e godinave monument kulture në zonën historike por edhe për të krijuar një imazh tërheqës për grupet turistike./ora news