Gjirokastër, lumi Drino vatër infeksionesh për shkak të ndotjes nga ujërat e zeza
Derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza ka shkaktuar ndotje masive në ujërat e lumit Drino në rrjedhën e tij pranë qytetit të Gjirokastrës! Një pjesë e mirë e lumit është shndërruar në një kanal të hapur të ujërave komunalë, duke u shndërruar në një rrezik për banorët e zonës aty por dhe një kartolinë të keqe për cdo turist që viziton qytetin e Gurtë! Prej kohësh, ekspertët kanë dhënë alarmin se ujërat e Drinos, nuk mund të përdoren për tu larë këto ditë të nxehta pasi ndotja është tej cdo niveli.
Kjo është pamja e Lumit Drino këtë fund korriku pranë qytetit të Gjirokastrës! Derdhja e ujërave të zeza ka shkaktuar emergjencë mjedisore në një gjatësi prej disa kilometrash! Ngjyra e ujit që rrjedh aty është tregues i nivelit të ndotjes, ndërsa aroma kundërmon në të gjithë zonën.
Në muajin prill pjesë e shtratit të lumit u pastrua nga forcat e ushtrisë, por ndërhyrja nuk ndryshoi shumë situatën, pasi banorët dhe biznese të zonës vijojnë të hedhin mbetje në shtratin e lumit, duke e përkeqësuar situatën.
Dikur Lumi ishte alternativë për tu freskuar në ditët e nxehta të verës, por tashmë ai është një rrezik sëmundjesh infektive dhe larja aty mund të shkaktojë pasoja shëndetësore. Institucionet vendore në gjirokastër ia hedhin njëra tjetrës përgjegjësinë situatën në Shtratit të Drinos, sipas analizave shkalla e ndotjes është disa herë më e lartë se normalja! Një problem i vjetër në Gjirokastër, por që nuk po gjen zgjidhje