Gjirokastër, merr flakë ofiçina në ‘Dunavat’
April 8, 2018
Një ofiçinë është përfshirë nga zjarri në Gjirokastër. Mësohet se servisi i automjeteve në pronësi të Dajlan Gjoksit, që ka shpërthyer në flakë ndodhet poshtë banesës dykatëshe në lagjen “Dunavat i Dytë”.
Deri më tani ka dy pista për shkakun e zjarrit, shkëndija elektrike, por nuk përjashtohet mundësia edhe të një bombole gazi. Gjithsesi, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, pasi zjarri ka qenë i përmasave të mëdha
Mësohet se nga përfshirja e zjarrit të ofiçinë dëmet janë të konsiderueshme materiale, në mjetet e punës.