Gjirokastër, ministri Ahmetaj: Kandidati i majtë do fitojë në zgjedhjet vendore
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj u shpreh i bindur për fitoren e alencës së majtë në zgjedhje vendore të 21 qershorit.
“Fitorja e 2015 i paraprin fitores së 2017. Mandati i dytë duhet të konsolidojë më tej rilindjen e Shqipërisë”. Kështu ka deklaruar të dielën nga Gjirokastra ministri Ahmetaj, gjatë një pronocimi për median, te dielen nga Gjirokastra, në përfundim të takimit për ngritjen e shtabit të përbashkët PS-LSI për Bashkinë e Gjirokastrës.
Sipas Ministrit Ahmetaj fitorja e mazhorancës në Gjirokastër në zgjedhjet e 21 qershorit është e sigurtë, duke shtuar gjithashtu se ajo do t’i paraprijë zgjedhjeve vendore të 2017.
“Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të fitojë në zgjedhjet vendore, dhe kjo është e sigurtë. Fitorja më 2015 i paraprin fitores së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Mandati i dytë duhet të konsolidojë rilindjen e Shqipërisë.” u shpreh Ministri Ahmetaj. Nga ana tjetër, sipas deputetit të PS për Qarkun Gjirokastër Anastas Angjeli nuk bëhet fjalë për kandidatë të njërës apo tjetrës parti, por kandidatë të koalicionit, ndërsa i pryetur përse u përzgjodh Bashkia e Gjirokastrës për një përfaqësim të tillë ai nënvizoi faktin se janë 15 bashki të cilat prezantohen me kandidatë të koalicionit dhe Gjirokastra është njëra prej tyre .