Gjirokastër, Mirela Çabeli shkarkohet nga kreu i ISHSH. Shkon në Tiranë në një tjetër post?
Vazhdojnë largimet në administratën publike në Gjirokastër. Por kësaj here nuk bëhet fjalë nga radhët e njerëzve të LSI-së, por nga vetë përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Mirela Çabeli, krei i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Gjirokastër është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Ajo ishte në krye të këtij inspektoriati për rreth dy vjet. Çabeli ka një angazhim të hershëm në radhët e PS-së në zonën e minoritetit në Dropull, ku aktualisht është kryetare e këshilltarëve socialistë në Këshillit Bashkiak Dropull, si dhe kryetare e Forumit të Gruas. Shkarkimi i saj lidhet me reformën në administratë dhe në mënyrë të veçantë reformën që do të prekë inspektoriatet në të gjithë vendin. Ndonëse nuk dihet me saktësi, pritet që ajo të emërohet në një tjetër post në administratën publike në kryeqytet./argjirolajm.net