Gjirokastër, moratoriumi i gjuetisë jep rezultate në mbrojtje të faunës (VIDEO)
April 23, 2018
Dje ishte Dita e Tokës, një ditë në vit e rezervuar për të na kujtuar të gjithë rëndësinë për të mbrojtur banesën e përbashkët të mbarë njerëzimit. Në Shqipëri ka pasur nisma të shumta për të forcuar mbrojtjen për mjedisin, por me rezultate të përziera. Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër vlerëson se Moratoriumi i Gjuetisë ka dhënë ndikime pozitive në mbrotjen e faunës. Një projekt i kamerave kurth të vendosura në disa zona pyjore po dëshmon lloje të rralla kafshësh. Por në rajon rallë herë jepen ndëshkime për shkeljet mjedisore.