Gjirokastër, një tjetër i arrestuar nga grupi që grabiste banesat
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili ishte pjesë e grupit që grabiste banesa. I arrestuari është shtetasi Danjel Lleshaj, 31 vjeç, banues në Mirditë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, ka leshuar urdhër ndalimin të datës 27.04.2018, pasi dyshohet se në datën 23.04.2018, në bashkëpunim me shtetasit I.B, A.P dhe E.P, 28, 37, dhe 24 vjeç, banues në Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases P.R, 48 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Si dhe kanë tentuar të vjedhin banesat e shtetasve A.M dhe L.H, banues në Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale ” Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe ” Vjedhja e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” të parashikuara nga nenet 134-25, 134-25-22 të Kodit Penal.