Gjirokastër, organizohet për herë të parë… ‘Dita e Supës’ (VIDEO)
Dhjetëra të rinj shënuan sot për herë të parë “Disco Soup Day” në Gjirokastër duke u përpjekur të ndërgjëgjësojnë se ndërsa rajoni ka qindra të varfër, nga një pjesë tjetër jo e vogël e popullsisë shume ushqim hidhet ne mbeturina. Të rinjtë gatuan prodhime tradicionale të Gjirokastës ndërsa në Diskon e Ditës së Supës u bashkuan edhe dhjetëra vizitorë vendas dhe të huaj.
Pedagogia e Universitetit të Gjirokastrës Daniela Zisi tha se pjesëmarrja e të rinjve ishte mbrësëlënese dhe mesazhi për tu bërë pjesë e rrjetit mbarëbotëror ishte mjaft domethenës. Rrjeti Botëror i kësaj ngjarjeje organizon më shumë se 100 disko në më shumë se 40 vende në mbarë botën duke synuar një ndryshim të mendësisë që ushqimi të mos hidhet por të shkojë për të varfërit.