Gjirokastër, pa ndriçim zona muzeale, banorët: Kemi frikë të dalim natën (Video)
August 12, 2014
Mungesa e ndriçimit publik është një ndër shqetësimet kryesore të banorëve të lagjes “Palorto” në zonën muzeale të qytetit të gurtë të Gjirokastrës. Ata kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet pasi është shqetësuese jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë këtë lagje karakteristike. Sipas banorëve, ndriçimi publik në lagjen e tyre mungon gjatë gjithë orëve të mbrëmjes. Ndriçimi dekorativ në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës dhe kryesisht në zonën historike është një ndër elementet e veçantë për tërheqjen e grupeve turistike.