Gjirokastër, pas sensibilizimit në media, ndihma për familjen Zani [VIDEO]
Pas pubikimit para disa ditësh së një kronike në A1 Report të rastit të një familjeje në Gjirokastër e cila ndodhet në vështirësisë ekonomike dhe rrezikshëmrisë së shembjes totale të godinës në të cilën jetojnë, ka ardhur sensibilizimi i Kryqit të Kuq.
Një paketë ushqimore dhe ndihma me detergjentë e batanije, i janë dorëzuar familjes së Farro Zanit, ndërkohë pjesëtarët e saj bejnë apel për të mundësuar rehabilitimin e godinës pasi jetojnë në qiell të hapur dhe çdo ditë rreziku për shembjen e plotë të kësaj banese është evident.
Koordinatorja e Kryqit të Kuq Gjirokastër Aida Hysi, ka pohuar se pas publikimit të këtij rasti në A1 Report, është mundësuar ndihma për këtë familje e ndërkohë janë shumë familje të tjera që jetojnë në vështirësi ekonomike për të cilën po përgatiten disa paketa të tjera ndihmash.
Pas iniciativës së kryqit te kuq për të ndihmuar këtë familje pritet të vihen në lëvizje edhe instancat e tjera.