Gjirokastër, pedagogia e Fakultetit Ekonomik preket nga Covid
July 9, 2020

Një pedagoge në universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër është infektuar me Covid-19. Mësohet se pedagogia e Fakultetit Ekonomik kishte shfaqur së fundi shenja të Covid. Pas kryerjes së tamponit doli pozitive. Gjendja e saj është e qëndrueshme dhe momentalisht ndodhet e karantinuar në shtëpi. Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimin e kontakteve të pedagoges dhe hetimin epidemiologjik të rastit.