Gjirokastër, përkujtohet Ziver Veizi, viktimë e 21 Janarit
January 21, 2015
4 vjetori i vrasjes së Ziver Veizit, gjatë ngjarjeve të 21 janarit, është përkujtuar me dhimbje e lot nga familjarët. Në varrezat e fshatit Zenelaj, aty ku prehet demonstruesi, u vendosën kurora me lule.
I lodhur nga pritja dhe mungesa e ndëshkueshmërisë, vëllai i Ziver Veizit kërkon të gjenden urdhëruesit e vrasjes.
“ Unë dua drejtësi, të gjendet fajtori, kush ka dhënë urdhër? Unë vetëm këtë dua, kush ka dhënë urdhër?
Vrasja e demonstruesit Ziver Veizi është konsideruar nga Gjykata e Apelit Tiranë si vrasje nga pakujdesia.
Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të familjarëve të viktimave të 21 janarit, të cilët kanë kërkuar nga qeveria e re vendosjen në vend të gjakut të bijve të tyre./Ora News