Gjirokastër, përveç trajnerit shkarkohet edhe drejtori teknik i Luftëtarit
September 19, 2018
Pas largimit të trajnerit Milosh Kostic, lajmi më i fundit te Luftëtari është “divorci” edhe me drejtorin teknik, Vangjel Çavo. “Panorama Sport” mëson se pas dështimin me trajnerin dhe afrimeve në merkato, Çavo ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe presidenti Tavo ia ka pranuar. Kohët e fundit Çavo ka qenë shumë i kontestuar edhe nga tifozët për shkak të afrimeve që kanë rezultuar jo bindëse.