Gjirokastër, policia arreston 20-vjeçarin nga Lazarati
June 5, 2015
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot shtetasin Arnold Bocai, 20 vjeç, banues në Lazarat, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendim nr.828, më datë 31.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Gjirokastër, gjatë një grumbullimi dhe manifestimi të paligjshëm nga banorë të Lazaratit, shtetasi në fjalë ka kundërshtuar punonjësit e policisë si dhe ka dëmtuar automjetet e policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat:
- Shkatërrimi i pronës.
- Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.
- Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.