Gjirokastër, policia ndalon 45-vjeçarin pasi dhunoi ish- bashkëshorten
November 26, 2015
Nga Seksioni i Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë i mundur ndalimi i shtetasit:
Dhimitër Kromidha , 45 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas u ndalua pasi: Rreth orës 13:30 ka shkuar në një lokal në lagjen “18- Shtatori”, në të cilin ishte punësuar si kamariere ish-bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.