Gjirokastër, policia sekuestron 10 makina luksoze
February 8, 2020
Një operacion “blic” është kryer gjatë orëve të fundit në Gjirokastrës duke sekuestruar 10 makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokumentacionin, si edhe i përkisnin personave me precedentë të theksuar kriminalë.
Gjatë operacionit në fjalë janë shoqëruar edhe 9 persona. Policia ka filluar një aksion në gjithë vendin, për sekuestrimin e makinave të blinduara dhe luksoze, ku pronarët duhet të verifikojnë burimin e të ardhurave me të cilat i kanë blerë këto makina.
Indetitetet e të shoqëruarve ende nuk dihen. Burimet bëjnë me dije se dhjetëra efektivë policie janë në terren dhe se janë vendosur edhe disa pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugeve nacionale të këtij qarku.