Gjirokastër, pranga të riut nga Picari. Kishte bërë gati për mbjellje 100 kubikë kanabis
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Picari, i cili po tentonte të mbillte një parcelë me kanabis. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, policia thotë se i arrestuari është shtetasi R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.
Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë. U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.