Gjirokastër, pronarit të Alpo Tv i ndalohet hyrja në Greqi: Je person i padëshiruar për ne
Pronari i Televizionit Alpo në Gjirokastër, Aristotel Petro, është shpallur person i padëshiruar nga shteti grek. Atij i është ndaluar hyrja në territorin e Greqisë. Rasti denoncohet nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë përmes një deklarate. Motivet e këtij vendimi nuk bëhen me dije. Dyshimet janë se shkak i këtij vendimi janë informacionet irredentiste dhe nacionaliste kundër Greqisë që janë transmetuar përmes televizionit të tij për një kohë të gjatë.
Aristotel Petro ka kandiduar disa herë edhe për deputet në qarkun Gjirokastër, por ka dështuar me sukses. Pavarësisht se si sipërmarrës në fushën e medias është kampion i paligjshmërisë dhe keqtrajtimit të gazetarëve në aspektin financiar, vendimi i shtetit grek për ta shpallur ‘non grata’ është një lajm jo i mirë për lirinë e shprehjes dhe asaj se si duhet të jetë fryma e një shteti europian karshi medias. Më poshtë deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për rastin e Aristotel Petros.
Zyra qendrore e UGSH-se njoftohet se autoritetet greke ne piken kufitare te Kakavies, permes nje dokumentacioni zyrtar kane shpallur si te padeshirueshem per ne territorin e Republikes se Greqise pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo ne Gjirokaster, zotin Aristotel Petro.
Ne shkresen formale qe zotit Petro i eshte paraqitur, nuk jepen shpjegime per arsyen e ketij vendimi. Nuk ka asnje shpjegim per motivet qe justifikojne nje vendim te tille refuzues nga shteti fqinj. Pas njoftimit te sotem, zyra qendrore dhe drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare po interesohen per arsyen konkrete te ketij vendimi, i cili ka te beje me nje nder mediat private me te rendesishme te rajonit jugor te vendit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin se nje vendim i tille perben nje akt te rralle privimi per levizje te lire, te nje perfaqesuesi te medias ne rajonin kufitar mes Shqiperise dhe Greqise dhe fatkeqesisht, shton numrin e gazetareve shqiptare qe shpallen te padeshirueshem nga autoritetet zyrtare greke. UGSH shqetesimin e vet per kete problem serioz e ngriti edhe ne konferencen nderkombetare te SEMO-s, organizuar ne Tirane ne fundvitin 2018, ku u kerkua reagim nga te gjitha organizatat e gazetareve ne rajon dhe prej atyre nderkombetare.
UGSH u kerkon autoriteteve shqiptare te interesohen per rastin e fundit si dhe te sqarojne rrethanat e metejshme per vendime te tilla me heret, si per rastin e gazetarit te njohur Marin Mema apo te kryetarit te Unionit te Gazetareve te Qarkut Vlore, Henrik Mehmeti. Ne ditet ne vijim, UGSH do te kete disa reagime dhe protesta, pasi e konsideron nje vendim te tille te perseritur ndaj gazetareve shqiptare, si privim nga te drejtat themelore si dhe cenim te klimes se fqinjesise dhe lirise se shprehjes ne rajonin tone.