Gjirokastër, “qytetari dixhital” tregon nëpunësit që marrin pjesë në fushatën e PS-së (Emrat)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto që tregojnë sipas tij pjesëmarrjen masive të administratës në fushatën elektorale në Gjirokastër.
Fotot atij i janë dërguar prej “qytetarit dixhital” dhe pretendohet se nëpunësit kanë shkelur ligjin, ndonëse një pjesë e madhe e takimeve janë zhvilluar jashtë orarit zyrtar të punës.
Postimi i Berishës:
Ne Gjirokaster pjesemarrje masive e administrates dhe punonjesve te tjere ne fushaten elektorale.
Ne thyerje te kodit elektoral dhe ligjeve te tjera, ne fushate per PS marrin pjese rregullisht:
-Drejtori i Elektrikut, Andi Shkurta
-punonjese e gjendjes civile ne Libohove, Zamira Shuti
-punonjeset e tatimeve; Jona Kardhashi, Elida Çela dhe Eliza
-Dhimo Panajoti i rikthyer ne dogane pas shkarkimit per korrupsion.
Shkoni fotot dhe lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb