Gjirokastër, Rama inspekton punimet në disa projekte. Largohet pa shënuar gol në Virua

11071944_1586414911642304_3727307046227968910_nKryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, deputetë të koalicionit Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe përfaqësues të pushtetit lokal, ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi ecurinë e disa projekteve të rëndësishme për qytetin.

Kryeministri Rama inspektoi punimet për ndërtimin e parkut të Viroit në Gjirokastër. Shëtitorja në parkun e Viroit prej tre kilometra në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, shtrihet përreth liqenit të Viroit. Teksa u ndalen ne minifushen e futbollit qe eshte ndertuar prane ketij parku, Rama provoi te shenonte gol ne porten qe mbrohej nga nje i ri, por topi goditi shtyllen. I vetmi qe e coi topin ne rrjete ishte ministri Erion Veliaj. Ansatas Angjelit dhe Arben Ahmetajt, portieri ua kapi topin. 

11076281_1586417368308725_6036781950074366839_n

Me këtë investim synohet të rivitalizohet parku si destinacion turistik, por edhe të kthehet në një hapësirë me funksionalitet social për qytetarët e Gjirokastrës. Punimet kanë përfshirë rikonstruksionin apo ndërtimin nga e para të 7 segmenteve, ku kombinohen rrugët për automjete me trotuaret për këmbësorë, pista e vrapimit dhe korsia për biçikleta. Një amfiteatër i hapur, fusha e basketbollit dhe ambiente të tjera për aktivitete sportive ndërtohen për herë të parë në hapësirat e Parkut.

10470908_1586417144975414_3523864190314677670_n

Një tjetër projekt i rëndësishëm për Gjirokastrën është rikonstruksioni i plotë i rrugës hyrëse të qytetit, në segmentin nga Parku i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve. Projekti parashikon rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese, realizimin e sinjalistikës horizontale e vertikale, realizimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të shiut etj. Projekti rikoncepton edhe hapësirën.

11065892_1586414771642318_1102981793747568342_n

Në krah të rrugës do të ndërtohet një pedonale e veshur me pllaka guri dekorative, pistë vrapimi dhe korsi për biçikletë. Ky investim do të bëjë Gjirokastrën me një hyrje moderne, duke ruajtur me fanatizëm vlerat tradicionale të saj.

11049664_1586414828308979_2387537462794528910_n