Gjirokastër, rektori i universitetit takohet me prefektin e qarkut (FOTO)
January 4, 2018

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka zhvilluar sot një takim me rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej”, Bektash Mema. I pranishëm në takim ishte edhe administratori i universitetit, Genti Llogo. Biseda u fokusua në bashkëpunimin mes dy institucioneve, në mënyrë të veçantë për problematikat që ka universiteti dhe gjetjen e zgjidhjeve që lehtësojnë zhvillimin e programit mësimor.