Gjirokastër, restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare drejt fundit
October 21, 2014
Në Gjirokastër, restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare po shkon drejt fundit.
Specialistët e monumenteve thonë se shtëpia mbart mjaft vlera arkitekturore dhe, në asamblin muzeal ku ndodhet, mund të tërheqë mijëra turistë perëndimorë.
Destinacioni i kësaj shtëpie, që Kadare ia vuri në dispozicion bashkisë së qytetit 20 vite më parë, sipas specialistëve, duhet të jetë simbolika e jetës dhe e veprës letrare të shkrimtarit.