Gjirokastër, ‘Shpellari’ mbush sallën e teatrit, por spektatorët ngrinë së ftohti (FOTO)
Aktori i njohur i humorit Erdit Asllanaj u prezantua sonte para publikut gjirokastrit me shfajen ‘Shpellari’, një One Man Show të cilën ai sjell premierë në qytetin e lindjes. Kjo shfaqje do të jetë në skenë edhe nesër. Sic shihet nga fotot salla e teatrit ‘Zihni Sako’ është plot me spektatorë. Por nuk është vështirë të dallosh që për turp ky teatër nuk ka ende një sistem ngrohjeje.
Njerëzit janë të ‘mbëthyer’ me pallto, xhupa e shalle, ndërsa po ndjekin interpretimin e Asllanajt. Dy vjet më parë mungesën e ngrohjes në këtë teatër e ngriti edhe kryeministri Edi Rama. Në 12 dhjetor 2015, ai po zhvillonte një takim në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”. Kryeministri nuk e kurseu ironinë me ish-kryebashkiakun Bime dhe kryebashkiaken Rami teksa u shpreh:
“Shumë respekt për rezistencën tuaj në këtë frigorifer, që mund të përballohet vetëm me dashurinë e madhe për Partinë Socialiste”.
Sot fiks pas dy vitesh, i vetmi teatër në jug të vendit nuk ka sistem ngrohjeje. Sic shihet ne foto, është improvizuar ngrohja me soba gazi.
©ArgjiroLajm.net