Gjirokastër, shpëton shtëpia e Hadërajve
Merren masa te mëtejshme jo vetëm për shmangien e rrezikut, por edhe për nje faze konservimi te shtëpisë se Haderajve ne lagjen 11 Janari te Gjirokastrës. E djegur dhe me pas e shembur ne nje pjese te saj shtëpia 200 -vjeçare e Haderajve është nje monument masiv ne lagjen 11 janari te Gjirokastrës.
E braktisur prej kohesh jo vetem nga drejtoria rajonale e monumenteve por edhe nga vete pronaret ajo degradoi derisa nje vit me pare muri anësor ne pjesën perëndimore u shemb.
Per te shmangur rrezikshmërinë ne ate kohe drejtoria rajonale e monumenteve u detyrua te beje shembje te kontrolluar te pjese qe rrezikonte me shume banoret qe jetojnë pranë ketij monumenti. Aktualisht përveç shtëpisë se Haderajve po ndërhyhet edhe tek ajo e Gurgajve, monument i kategorisë se pare./VizionPlus.