Gjirokastër, shtohen blegtorët, kërkojnë kullota të reja
Në Gjirokastër duhen kullota të reja për shkak se është shtuar numri i blegtorëve. Problemin nuk e zgjidhin as kullotat private.
Rreth 170 parcela publike në Cepo, Odrie, Lunxhëri e Picar janë kontraktuar si kullota dimërore në një hapësirë prej 19 mijë hektarësh.
Adnand Matushi, kreu i Agjencisë së Shërbimeve Bujqësore Veterinare dhe Mjedisore zë rreth 70 përqind të totalit të kullotës në Gjirokastër.
Rreth 90 përqind e kullotës është dhënë në përdorim. Fakti që shumica e hapësirës publike ka qenë e pakontraktuar gjatë sezonit të verës bëri që edhe shumica e zjarrvënieve të ishin pa autorë.
Në Gjirokastër, hapësira e djegur publike ishte disa hektarë, ndërsa në Dropull barinjtë dogjën më shumë se 80 përqind të kullotave publike, të cilat gjatë sezonit nuk i përkisnin askujt./tch