Gjirokastër, takim për angazhimin e të rinjve në promovimin e trashëgimisë kulturore
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër, ka zhvilluar një takim të organizatave rinore me praninë e përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe të rinjve. Sipas administratores se zyrës së edukimit, kulturës dhe trashëgimisë jo materiale në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Magdalena Margariti, takimi synon në promovimin e trashëgimisë kulturore, nëpërmjet së cilës rinia do të angazhohej në mënyrë aktive. Ai shprehet se rinia gjirokastrite ka humbur vullnetin për angazhime, pasi prej vitesh u ka munguar iniciativa e institucioneve për t’i përkrahur dhe jetësuar programet e idetë e tyre.
Përkundër aktiviteteve sporadike të iniciuara nga vetë të rinjtë, jeta kulturore e të rinjve në Gjirokastër vazhdon të mbetet e vakët. Së fundmi shihen përpjekje për një jetë aktive të organizuar në qendër të së cilës mbetet si kryefjalë trashëgimia kulturore dhe përcjellja tek brezi i ri. Aktiviteti më i fundit, “Traku Fest” rigjallëroi jo vetëm jetën kulturore e artistike të të rinjve gjirokastrite, por edhe të rinjve të shumtë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. /kohajone