Gjirokastër, veprimtari të shumta me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
September 29, 2014
Një sërë aktivitetesh janë zhvilluar sot në Gjirokastër në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Gjirokastrës ka organizuar një aktivitet nën moton “Miku i Monumenteve”. Në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Arsimore Rajonale, DRKK shpalli gjimnazin “Asim Zeneli” si “Miku i Monumenteve.
Po kështu ka pasur edhe ekspozita të ndryshme, vizita në sitet arkeologjike të Antigonesë dhe Hadrianopolit. Sot hyrja në të gjitha muzetë dhe monumentet e qytetit ishte falas. Veprimtarive me rastin e kësaj dite iu bashkuan edhe shumë turistë të huaj që kishin ardhur për të parë Gjirokastrën. Edhe në Tepelenë e Përmet ka pasur aktivitete të ngjashme me rastin e kësaj dite.