Gjirokastër, vidhet një shtëpi te ’11 Janari’
June 19, 2018

Një ditë pas vjedhjes së dyqanit të ‘Telecom’ në Gjirokastër, ka ndodhur një tjetër vjedhje. Kësaj radhe është shtëpi në lagjen ’11 Janari’. Sipas policisë, banesa e vjedhur është e shtetasit L.M, 44 vjeç. Autori ka marrë një shumë parash, vlera e të cilave nuk bëhet me dije nga policia. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Kohët e fundit vjedhjet në Gjirokastër janë rritur.