Gjirokastër, vodhi lokalin te “Ura e Lumit”, arrestohet 35-vjeçari
December 9, 2015
Nga ana e Specialistëve të Hetiçmit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Aurel Çako, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Ky shtetas u ndalua pasi:
Në datë 22.10.2015 në vendin e quajtur “Ura e Lumit” Gjirokastër, dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit K.A , 28 vjeç, banues në Gjirokastër .
Shtetasi Aurel Çako dyshohet se ka vjedhur në lokal 20.000 lekë (të rëja)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje” të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.