Gjirokastër, zbulohen 116 kg kanabis në “Zinxhira”, pranga 46-vjeçarit
Të tjera sasi droge janë kapur në Gjirokastër. Pas 1.8 tonëve të një dite më parë sot janë kapur 116 kilogramë kanabis sativa dhe në pranga është një një person, e në kërkim është shpallur një tjetër.
I arrestuari në flagrancë është Ilir Jemini, 46 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J.
Në banesën e Ilir Jeminit, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, policia si rezultat i kontrollit ka gjetur një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë rreth 6 kilogramë.
Nga kontrolli i ushtuar në afërsi të banesës së E. J, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuara narkotike kanabis me peshë totale 110 kg.
Ky i fundit u shpall në kërkim dhe vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.