Gjirokastër, zjarr i madh pranë fshatit Hundëkuq, digjen 20 hektarë

Vazhdon që prej mesditës së sotme një vatër zjarri pranë fshatit Hundëkuq në Gjirokastër.

Përhapja e flakëve është favorizuar nda era. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë edhe forcat e ushtrisë dhe një helikopter për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Sipas Kujtim Bizhgës, drejtues i PMNZSH Gjirokastër, deri më tani sipërfaqja e djegur vlerësohet në rreth 20 hektarë.

Fatmirësisht nuk rrezikohen banesat.

Vendi ka bimësi të dendur, duke vështirësuar kështu operacionin për shuarjen e flakëve.

/ArgjiroLajm.net/