Gjirokastra ‘buçet’ nga zërat e vegjël, nis Festivali i Këngës për Fëmijë (FOTO)
November 17, 2017

Mbrëmë nisi nata e parë e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Gjirokastër. Ky është edicioni i 47-të i këtij eventi të rëndësishëm kulturor që organizohet në qytetin e gurtë nga Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Agjencinë e Mirëqënies dhe Kujdesit Social. Dhjetra fëmijë interpretuan në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’, ku po zhvillohet ky festival. Shihni më poshtë disa foto nga mbrëmja e parë.