Gjirokastra e përmbytur s’i sjell fat as Luftëtarit, barazon në ndeshjen me Lushnjen
February 4, 2018
Ekipi i Lushnjës ka marrë sërish pikë në kampionat, teksa këtë herë ka ndalur skuadrën e momentit në Superiore. Luftëtari është ndalur ndaj vendit të fundit në kampionat, në një ndeshje që ka qenë e ekuilibruar thuajse gjatë gjithë kohës. Gava dhe Shkurtaj kanë qenë futbollistët që mund të sillnin një ndryshim të rezultatit, por portierët respektivë të secilës skuadër kanë reaguar në mënyrë shumë të mirë, duke sjellë një paqe në këtë takim. Emocionet kanë vazhduar deri në minutën e fundit, teksa ka pasur nga një rast të rrezikshëm nga të dy ekipet.