Gjirokastra festoi sot 73 vjetorin e çlirimit, mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës (FOTO)

Sot është përkujtuar 73-vjetori i çlirimit të Gjirokastrës. Autoritetet lokale, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve kanë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Por e veçanta e këtij përvjetori të çlirimit të qytetit, ishte fakti se nuk u panë nostalgjikë të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Zakonisht ata dalin me pankarta dhe foto të tij, duke i bërë në këtë mënyrë homazh LANÇ-it dhe ish-diktatorit. Kulmi arriti në vitin 2014 kur po festohej 70 vjetori i clirimit.

Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast parakaluan edhe nostalgjikët e ish kreut të PKSH-së, sikundër shihet në fotot më poshtë.

Me siguri që do të dalin më 16 tetor, ditëlindja e Enver Hoxhës.

/ArgjiroLajm.net/

Image result for 70 vjetori i clirimit gjirokaster

Image result for 70 vjetori i clirimit gjirokaster