Gjirokastra një ndër tre qarqet me popullsinë më të plakur në Shqipëri
Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç, shkruan “Monitor”.
Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.
Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve, shkruan revista “Monitor”.
Në Europë me popullsinë më të plakur paraqiten rajonet e Gjermanisë së Veriut me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet më popullsinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, të tilla si Rumania, Polonia, Bullgaria dhe në tërësi Rajoni I Ballkanit dhe Turqia, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e rajoneve.