Gjirokastra, qyteti mbi tokën që dridhet (VIDEO)
Toka është ulur këtu në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër. Çarjet vazhdojnë në çdo kohë. Dhe situata nuk ka ndryshuar. Banesat janë të dëmtuara, me mure të krisura dhe themele që kanë lëvizur nga vendi. Në zonë kundërmon ndotja, përshkak se nga rrëshqitjet u dëmtuan edhe kanalizimet e ujërave të zeza.
Kurse banorët jetojnë me frikën se një natë, shtëpitë do t’i zenë poshtë. Edhe në lagjen e “Shtufit” situata është e rëndë. Prindërit shtrëngojnë fort fëmijët e tyre kur lëvizin mbi token e çarë. Dherat nuk janë larguar dhe pamjet tregojnë një qytet të shkatërrruar, sipas një tërmeti të fortë.
Kjo është Gjirokastra që kur aty kanë nisur rrëshqitjet e tokës. Eskpertët nuk japin përgjigje të saktë se çfarë po ndodh me vendin e gurtë. Ashtu edhe gjeologët nuk po reagojnë për të nxitur vendorët dhe pushtetin qendror për ndërhyrje të fortë. Ose zëri i tyre nuk dëgjohet.
Deri në këto momente flitet për raporte, të cilat nuk po merren në konsideratë. Kurse autoritetet lokale ankohen për mungesë fondesh. Ajo që mund të thuhet saktësisht, është fakti që gjirokastritët po përjetojnë orë e ditë të frikshme./abc