Gjirokastra u vë kazmën rrugëve të kalldrëmta (FOTO)
October 19, 2015
Në Gjirokastër po kryhen punime për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit. Për të kaluar tubacionet nën tokë, firma që kryen punimet po gërmon edhe në rrugët me kalldrëm.
Këto të fundit janë pjesë e simbolikës dhe vlerave që mbart Gjirokastra si qytet i mbrojtur nga UNESCO.
A mund të gjendet një zgjidhje tjetër, për të mos prekur këto rrugë të rralla e të ndërtuara me aq mjeshtëri shekuj më parë? Ujësjellësi i ri i qyteti financohet nga banka gjermane KFW.