Gjobë nëse gomat e makinës nuk i ndërroni çdo 6 muaj
Bëhuni gati të ndërroni edhe gomat e makinave një herë në 6 muaj. Ky është elementi tjetër i sigurisë për të cilin mund të gjobiteni nëse nuk e keni plotësuar.
Pas kutisë së ndihmës së shpejtë trekëndëshit të rrezikut apo jelekut fosforeshent, detyrim për drejtuesit e automjeteve është që edhe gomat të ndryshohen dy herë brenda një viti. Kjo është masa e radhës që do të merret për të parandaluar aksidentet në rrugë.
Nga vëzhgimet e policisë, drejtuesit e automjeteve blejnë shpesh goma të përdorura për shkak të cimit të tyre të ulet. Një gomë e re kushton nga 8 mijë në 15 mijë lekë, ndërsa të përdorurat i gjen deri në 4 mijë lekë.
Po kështu në Kodin e ri Rrugor do të kërkohet ndryshimi i gomave verore dhe dimërore sipas stinëve. Përmes këtyre masave synohet parandalimi i aksidenteve rrugore.